Bllokimi i fillimit të negociatave të Maqedonisë me BE-në nga ana e Bullgarisë, u gjend në Komisionin për çështje evropiane në Bundestagun gjerman. Deputeti i CDU, Ginter Krihbau i cili është kryetar i komisionit parlamentar të Bundestagut për marrëdhënie me BE-në, i parashtroi pyetje kancelares Angela Merkel se si do ta zgjidhë atë që Bullgaria e keqpërdori anëtarësimin në Union duke e bllokuar Maqedoninë e Veriut. Në këtë Merkel u përgjigj se ajo është në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin bullgar Bojko Borisov.
“Nuk patëm sukses që gjithkund të depërtojmë, për shembull për fillim të negociatave me RMV. Kjo është dëm dhe edhe një përjetuam keqpërdorim të pozitës së një shteti anëtar kundër një shteti kandidat me imponim të çështjes bilaterale. Dhe, duhet qartë të thuhet, me kryerjen e presionit. Si i vlerësoni mundësitë që në të ardhmen e afërt të tejkalohet bllokada me Bullgarinë?”, tha Ginter Krihbau, deputet i CDU-së.
“Edhe një herë bisedova me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov, dhe shpresoj se këto çështje do të tejkalohen në të ardhmen e afërt”, deklaroi Merkel.
Ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani, i cili këto ditë është në ofensivë diplomatike në disa vende anëtare, pas takimit me kolegun hungarez, Peter Sijarto, tha se Maqedonia e vlerëson mbështetjen nga Hungaria për fillimin e negociatave pa prolongim. Shtoi se vetoja nga ana e Bullgarisë është hap mjaftueshëm jopreciz por edhe jo evropian.
“Vendimet e djeshme në Bruksel dhe mos suksesi i Unionit dhe në përpjekjet e fundit të kryesimit bullgar të arrihet konsensus për kornizën negocuese nuk janë në këtë drejtim dhe më lejoni të konstatoj se kjo përjetohet si zhgënjim i gjerë në Maqedoninë e Veriut. Në përfundimet e djeshme të BE thuhet se vendet kandidate duhet të bëjnë gjithçka që t’i japin fund interpretimit jo të drejtë të historisë, por mendoj se bëhet fjalë për interpretim jo të drejtë të së tashmes dhe të ardhmes”, tha Osmani.
Menjëherë pas sjelljes së përfundimit të Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm, dje nga Qeveria reaguan me kumtesë ku thuhet se edhe pse i kemi përmbushur kriteret, u përsërit vetoja e Bullgarisë që shkaktoi zhgënjim të madh në vendin tonë. Gabimi historik i vitit 2019 tani është gabim i madh gjeostrategjik i BE – thuhet në reagim, ku shtohet se Maqedonia mbetet e përkushtuar në kërkimin e zgjidhjes me Sofjen, por se nuk do të negociohet për çështjet e identitetit.
