Pas komplikimeve lidhur me Kovid-19 vdiq funksionari i lartë palestinez, Saeb Erekat, kumtoi partia palestineze Fatah, njofton DPA.
Erekat (65) ka pasur sëmundje kronike obstruktive në mushkëri (HOBB) dhe në vitin 2017 në SHBA i është bërë transplantimi i mushkërive ndërsa me koronavirus është infektuar muajin e kaluar.
Meqë gjendja i është përkeqësuar, sekretari i përgjithshëm i organizatës çlirimtare palestineze (PLO) nga mesi i tetorit është transferuar nga qyteti i tij i lindjes në Bregun Perëndimor, Jeriho, në spital në Jerusalem, sqaron DPA.
Para funksionit të tij të deritanishëm, Erekat thuajse dy dekada ishte kryenegociues palestinez me Izraelin, drejtpërdrejtë pas negociatave paqësore në Oslo në vitin 1993.
