Nga e hëna, shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup

TË FUNDIT

Ngrohja qendrore në Shkup shtrenjtohet, kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë, përcjell TV21. Çmimi i ri do të përllogaritet me faturat e muajit dhjetor, të cilat qytetarët do t’i paguajnë në janar.

“Arsyeja e vetme për rritjen e çmimit të energjisë termike është nevoja për të investuar në rrjetin e ngrohjes. Dua t’i ftoj qytetarët të kuptojnë situatën, sepse për shumë vite nuk është investuar, tani rrjetin e menaxhon një kompani shtetërore dhe jam i sigurt se në periudhën e ardhshme rrjeti do të përmirësohet,” tha kreu i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski.