Si pasojë e komplikimeve nga virusi korona mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta Kasem Hysenbelliu, pronar i medias “Fax News”.
Hysenbelliu ka ndërruar jetë në një spital në Turqi ku ka qenë i shtruar për shërim nga Covid-19.
Hysenbelliu është themeluesi i Fax News dhe Faxweb.al, grupit mediatik që hyri në treg në vitin 2017, ndërsa më herët ka drejtuar News24, Panorama Group dhe Balkanweb.
Ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
