“Nga Bullgaria presim ndihmë, e jo pengesa”, deklarata e Karakaçanovit sërish nxit reagime në Maqedoni

Must Read

22 viktima dhe 561 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1901 testime të realizuara, 561 persona...

S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

https://youtu.be/UDvklUaQPN4 Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira...

Çka u tha e çka u bë për Kodrën e Diellit?

https://youtu.be/hJ6nnq1o0fM Mbeturina në çdo cep, ujë që vërshon nëpër rrugë, mungesë e...

Nga aleatët tanë, duke e përfshirë edhe Bullgarinë, presim të na ndihmojnë në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, e jo ta pengojnë atë. Këtë e deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, pas deklaratës së homologut të saj bullgar, Krasimir Karakaçanov, i cili tha se Bullgaria do të tregojë se tani nuk është koha e duhur që të mbahet Konferenca ndërqeveritare, duke theksuar se flet në emër të Qeverisë.


“Deklaratat e tilla nuk janë në frymë të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, fare nuk ndihmojnë. Nëse kemi mësuar diçka gjatë këtyre 30 vjetëve turbulente ballkanike, është se emocionet nuk janë aleatë të mirë në zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Ne treguam se me të gjithë fqinjët tanë mund të jemi miq. Tani është momenti kur shihet dhe vlerësohet sa me të vërtetë duam të ndërtojmë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore. Ne e kaluam testin tonë”, deklaroi Radmilla Shekerinska – Ministre e Mbrojtjes.

Nga ana tjetër, ministri bullgar i Mbrojtjes Karakaçanov, në një intervistë për “TV Evropa” deklaroi se ka kushte të qarta të vendosura nga BE-ja – para se t’i nisë negociatat aderuese, çdo vend-kandidat së pari duhet t’i zgjidhë problemet me fqinjët e tij.

 “Në tetor të vitit të kaluar thamë shumë qartë se nëse nuk respektohet Marrëveshja për Miqësi mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 2 gushti i vitit 2017, do ta kundërshtojmë caktimin e Konferencës së parë ndërqeveritare. Kishin tre vite që të mendojnë. Bullgaria nuk do të kundërshtojë, por do të tregojë se nuk është koha që të caktohet datë për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare”, tha Krasimir Karakaçanov – Ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë.

Javën e kaluar, ambasadorja gjermane Anke Holshtajn, duke folur për memorandumin e dërguar deri te Bashkimi Evropian, tha se edhe Gjermania, edhe vendet-anëtare mendojnë se problemet bilaterale nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese dhe se mosmarrëveshjet duhet t’i zgjidhin vendet mes vete. Konferenca ndërqeveritare duhet të mbahet në dhjetor, kurse dje, kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se do të udhëtojë në Sofje për ta takuar homologun e tij, Bojko Borisov.

22 viktima dhe 561 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1901 testime të realizuara, 561 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin...

S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

https://youtu.be/UDvklUaQPN4 Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë – theksoi...

Çka u tha e çka u bë për Kodrën e Diellit?

https://youtu.be/hJ6nnq1o0fM Mbeturina në çdo cep, ujë që vërshon nëpër rrugë, mungesë e  kanalizimit atmosferik dhe atij fekal,...

Sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtuar! Xhaferi: Janë në dëm të Kuvendit, por në dobi të shtetit

https://youtu.be/b0-YoBIZbvg Për sjelljen e ligjeve me procedurë të shkurtuar, që ishin pjesë e procesit reformues, zgjdhëm që...

Nga çfarë ndërroi jetë Amdi Bajram? Familja e tij: Vdiq nga sulmi në tru e jo nga korona virusi

https://youtu.be/T4ErpV03hAQ Kolonë makinash sot e përcollën për në banesën e fundit deputetin Amdi Bajramin.

More Articles Like This