Nga 74.35% të akumuluara të vendvotimeve kryeson Pendarovski!

TË FUNDIT

Sipas rezultateve paraprake të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në përpunimi i 74.35 të vendvotimeve të akumuluara, kandidati për president i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski, deri më tani ka arritur të marrë 295.970  vota apo 53.68%, ndërsa kandidatja për president nga opozitarja VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, deri tani ka arritur që të marrë 236.046 vota  apo në përqindje 42.81% të votave. Këto janë rezultatet që i publikon në ueb faqen zyrtare Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.