Nga 60 në 150 ditë është shtyrë afati për operatorët për riregjistrimin e serviseve programore që i ritransmetojnë

Must Read

I dyshuari për vrasjen e Sazdos u ekstradua në Maqedoni

I dyshuari për vrasjen e Nikolla Sazdovskit është ekstraduar dhe tani është në dispozicion të organeve të...

Austria blen 18 helikopterë italianë

Ministria austriake e Mbrojtjes mori vendim që të furnizojë 18 helikopterë nga Italia për nevojat e armatës,...

Shumë lumenj nën mesataren për muajin shtator

Shumica e lumenjve në vend tek të cilët sot janë kryer matje hodrologjike, tregojnë ulje të niveleve...
- Advertisement -

Qeveria në seancën e mbrëmshme solli ndryshime dhe plotësime të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin prej 60 ditë në 150 ditë është shtyrë periudha kohore në të cilën operatorët kanë qenë të detyruar të bëjnë riregjistrimin e serviseve programore.

Ky afat, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar është shtyrë me qëllim që ta plotësojnë obligimin dhe ta dorëzojë dokumentacioin e rregulluar në mënyrë të përshtatshme në Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike të cilin duhet ta sigurojnë nga radiodifuzerët e huaj. Shtesë për shkak të sigurimit të kushteve të përshtatshme për informimin e opinionit në këtë periudhë pandemie me këtë Dekret është përcaktuar obligimi për ritransmetimin e serviseve programore të cilat tashmë janë paraqitur tek rregullatori kompetent nga operatorët.

- Advertisement -

Operatorët kabllovikë pardje e ndërprenë transmetimin e TV programeve në kohëzgjatje prej një ore në shenjë proteste prej ku kumtuan për detyrime të imponuara jokushtetuese në Ligjin për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike të garantojnë për të drejtat autoriale të programeve të cilat vetëm i ritransmetojnë dhe për këtë të bartin përgjegjësi penale dhe materiale. Shtesë kanë reaguar edhe për atë se më datën 29 të muajit të kaluar në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme është sjellë Dekret me të cilin ligji është plotësuar me edhe një detyrim, siç theksuan, në dëm të operatorëve dhe shfrytëzuesve gjë që e vuri në pikëpyetje ritransmetimin e përmbajtjeve televizive përmes rrjetit tonë elektronik për komunikime. Ky Dekret, theksuan, ua imponon detyrimin operatorëve për riregjistrimin e kanaleve të huaja tashmë të regjistruara në afat prej 60 ditësh.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës vlerësoi se me ndërprerjen është bërë shkelje e Ligjit për komunikime elektronike, ndërsa ministri resor Damjan Mançevski dje paralajmëroi se do të kenë takim me të gjitha palët e involvuara, duke potencuar se ngjarjet e reja dhe informacionet i japin optimizëm për tejkalimin e problemit./MIA

- Advertisement -

I dyshuari për vrasjen e Sazdos u ekstradua në Maqedoni

I dyshuari për vrasjen e Nikolla Sazdovskit është ekstraduar dhe tani është në dispozicion të organeve të ligjit në Maqedoni. 21-vjeçari u...

Austria blen 18 helikopterë italianë

Ministria austriake e Mbrojtjes mori vendim që të furnizojë 18 helikopterë nga Italia për nevojat e armatës, transmetojnë mediat lokale.

Shumë lumenj nën mesataren për muajin shtator

Shumica e lumenjve në vend tek të cilët sot janë kryer matje hodrologjike, tregojnë ulje të niveleve nën mesataren për muajin shtator.

Gjobiten 679 persona për mos mbajtjen e maskave

Policia ka gjobitur 679 qytetarë gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e vendit, në lidhje me masën për mos mbajtjen e...

Qeveria britanike mohoi se kryeministri Xhonson javën e kaluar ishte në Itali

Qeveria britanike sot i mohoi informacionet në disa media se kryeministri Boris Xhonson javën e kaluar ishte në Itali, duke bërë të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -