Nga 23 shtatori kthehen në punë lehonat dhe personat me sëmundje kronike

TË FUNDIT

Qeveria informon opinionin publik se në seancën e djeshme të 4-të, bazuar në konkluzionet e Shtabit të Përgjithshëm të Krizës, mori vendimet përkatëse, përfshirë kthimin në punë dhe kryerjen e rregullt të detyrave për të punëassrit që janë liruar nga puna, për shkak të shfrytëzimit të masës për pushim të vazhdueshëm të lindjes, duke filluar nga 23.9.2020 (e mërkurë).

Një nga vendimet e Qeverisë i referohet kthimit në vende të punës të të punësuarve që janë liruar nga obligimet e punës bazuar në listën e përcaktuar të sëmundjeve kronike.

Të njëjtit duhet të kthehen në vendet e tyre të punës që nga e Mërkura, apo më 23 Shtator. Përjashtim nga kjo do të jenë vetëm personat (pacientët) te të cilët ka përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe ata me sëmundje malinje, për të cilët vërtetim duhet të japë specialisti.