Drejtoria e të Ardhurave Publike, përmes Ministrisë së Financave, ka dorëzuar ndryshimet për masën “TVSH-ja ime” për skanimin e llogarive fiskale, të cilat parashikojnë rritje të shumës që u jepet qytetarëve për rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tani janë në procedurë parlamentare, konfirmoi sot drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska.
Nëpërmjet aplikacionit “TVSH ime”, qytetarët kanë mundësinë që duke skanuar kuponat e tyre fiskale, të marrin mbrapsht një pjesë të TVSH-së që kanë paguar për blerjen e produkteve. Deri më tani kthimi i TVSH-së çdo tre muaj ka qene 1800 denarë, ndërsa me ndryshimet do të mund të marrin deri në 2100 denarë çdo tre muaj.
“Ne tonën e kemi bërë, i kemi dorëzuar ndryshimet dhe se tani janë në procedurë parlamentare. Posa të miratohet ai ndryshim atje, ne do ta përshtatim sistemin dhe në bazë të tij do të kthejmë mjete më shumë te qytetarët. Me siguri propozimi duhet të hyjë në seancë të rregullt, sepse tani po diskutohet për rikonstruimin e Qeverisë. Kur ky proces të përfundojë, duhet të jetë në rendin e ditës dhe të shohë dritën”, tha Llukarevska, transmeton TV21.
