Nga 1 dhjetori, 15 denarë për një qese plastike! Nuredini: Ndotësit do të paguajnë!

TË FUNDIT

Nga 1 dhjetori, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës për mbajtjen e mallrave. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve, njoftoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, Naser Nuredini, në konferencën për media ku foli mbi ligjet e reja për menaxhimin me mbeturinat, transmeton TV21. Shtoi se mjetet e mbledhura do të shkojnë në fond me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

 “Ideja e çmimit të qeseve të plastikës është për të ulur përdorimin e plastikës. Ato fonde të cilat do të krijohen nga ato 15 denarë në secilën blerje të qeses do të shkojnë në një fond me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë, gjithashtu do të investohet edhe në vetëdijen e qytetarëve tonë, se si do të trajtojmë ne mbeturinat në shtetin tonë. Ideologjia është që ndotësi do të paguaj”, tha Naser Nuredini – ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë.