Nga 1.203 të infektuar me Covid-19, më së shumti janë të moshës mbi 60 vjeçare

TË FUNDIT

Nga 1.203 të infektuar me Covid-19 në periudhën prej 28 shtatorit deri 4 tetor, numri më i madh – 239 (19,9 për qind) janë persona të moshës mbi 60 vjeçare, 222 (18,5 për qind) nga mosha 30 deri 39 vjeçare, 220 (18,3 për qind) nga mosha 40 deri 49 vjeçar, 200 (16,6 për qind) nga mosha 50 deri 59 vjeçare, ndërsa 194 (16,1 për qind) janë të moshës prej 20 deri 29 vjeçare, thuhet në raportin e Institutit për shëndet publik.

Në krahasim me javëln e kaluar, siç thuhet, rritje më të madhe të numrit të rasteve të regjistruara të reja shënohet në grupmoshat prej 20 deri 29 vjeç dhe prej 30 deri 39 vjeç, për 60 për qind, respektivisht 46,1 për qind. Numri më i madh i të regjistruarve – 519 (43,1 për qind) janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e madhe javore u regjistrua në Berovë – 192,3 në 100.000 banorë.

Janë paraqitur 30 raste të vdekjes, që është 7,1 për qind më shumë se në krahasim me javën paraprake. Lidhur me moshën, 24 persona kanë qenë të moshës mbi 60 vjeç, ndërsa gjashtë persona nga 50 deri 59 veç. Njëzet e nëntë nga rastet janë hospitalizuar, ndërsa vetëm një person nga të vdekurit nuk u hospitalizua. Komorbiditete janë regjistruar te 20 persona të vdekur”, qëndron në raportin. /MIA