Nëse në periudhën e ardhshme presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, tregon simptoma dhe sëmuret prej Kovid-19, kjo do të nxisë pyetje nëse emri i tij duhet të qëndrojë në fletëvotime në zgjedhjet më 3 nëntor, shkruan sot Nujork tajms.
Gazeta thekson se pasi Trampi (74) publikoi se është testuar pozitiv ndaj koronavirusit, kjo tani paraqet kërcënim për fushatën e tij zgjedhore kundër oponentit Xho Bajdenit, kandidat presidencial i demokratëve.
“Madje edhe të mos paraqesë simptome, ai duhet të tërhiqet nga fushata dhe të izolohet gjatë një periudhe kohore”, thekson gazeta.
Sipas gazetës, testi pozitiv me koronavirus është një goditje serioze për të ardhmen e tij politike, duke pasur parasysh se ai me muaj e ka nënvlerësuar seriozitetin e pandemisë, edhe pse virusi ende është i rrezikshëm dhe jetën e të paktën 1.000 amerikanë në ditë.
Ai gjithashtu u tall edhe me oponenti e tij Bajdenin sepse vazhdimisht mban maskë në opinion, “shoh se fytyrën e ka të mbuluar me një maskë të madhe”, tha para pak kohe.
Trampi mbrëmë në Tuiter publikoi se ai dhe bashkëshortja Melania janë pozitivë në Kovid-19. Siç theksoi, të dy shkojnë menjëherë në karantinë. Pozitivë ndaj koronavirusit ka qenë edhe bashkëpunëtorja e tij e afërt, Houp Hiks, e cila këto ditë gjatë fushatës ka udhëtuar me Trampin. Supozohet se ajo e ka infektuar shefin e shtetit.
