Neuer largohet nga kombëtarja gjermane

TË FUNDIT

Manuel Neuer ka njoftuar largimin nga kombëtarja gjermane pas 15 vitesh. Largimin nga kombëtarja gjermane e ka bërë të ditur vet Neuer në një postim në rrjetin social Instagram, përcjell TV21. Neuer shkruan se ka vendosur ta përfundoj karrierën me kombëtaren.

“Pas diskutimeve të gjata dhe intensive me familjen dhe miqtë e mi, kam vendosur të përfundoj karrierën time me kombëtaren. Ata që më njohin, e dinë se ky nuk ishte një vendim i lehtë për mua”, tha 38-vjeçari në një postim në Instagram.