Netanyahu thotë se nuk ndjek planin e Trumpit për Gazën pa lirimin e të gjitha pengjeve

TË FUNDIT

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të dielën se ai nuk do të vazhdonte me të gjithë planin e armëpushimit të administratës Trump derisa të lirohen të gjithë pengjet.

“Ne nuk do të kalojmë në asnjë nga 21 klauzolat derisa klauzola e parë – lirimi i të gjithë pengjeve, të gjallëve dhe të vdekurve, derisa pengu i fundit, secili prej tyre, të ketë kaluar në territorin izraelit”, ka thënë Netanyahu.

“Vetëm atëherë do të kalojmë në ndonjë klauzolë tjetër”, ka shtuar ai. 

Netanyahu e ka bërë këtë deklaratë teksa po fliste në Forumin e Heronjve të Izraelit, një grup familjesh, të dashurit e të cilëve u vranë gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit, ose në luftën që pasoi në Gazë.