Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se Izraeli do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, megjithë trysninë ndërkombëtare.
Zërat që po i kërkojnë Izraelit të mos futet në Rafah janë shtuar. Rafah është një nga vendet e fundit në Rripin e Gazës që kanë mbetur relativisht të sigurta dhe ku kanë gjetur strehim 1.5 milionë njerëz.
“Do ta realizojmë synimin në Rafah, duke shmangur njëkohësisht dëmet mes popullatës civile”, deklaroi zoti Netanyahu në një fjalim të mbajtur me video në konferencën e organizatës pro-izraelite AIPAC në Uashington
