Netanjahu-Micotakis: Nga 1 gushti turistët izraelit të udhëtojnë në Greqi

TË FUNDIT

Marrëdhëniet bilaterale, përforcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit, gazsjellësi EastMed, situata në rajonin më të gjërë, por edhe turizmi ishin temat për të cilat sot biseduan kryeministrat e Izraelit dhe Greqisë, Benjamin Netanjahu dhe Kirjakos Micotakis në takimin e tyre në Jerusalem.

Të dy kryeministrat theksuan se qëllimi është nga 1 gushti, turistët e Izraelit të mund të udhëtojnë në Greqi.

Netanjahu theksoi se nëse situata me Kovid-19 është nën kontroll dhe nëse shifrat e lejojnë atë,  1 gushti mund të jetë data për hapje të turizmit.

“Kemi shumë rajone për bashkëpunim potencial,  por një rajon është i thjeshtë dhe quhet  turizëm.  Vitin e kaluar patëm  1,2 milion turistë izraelit në Greqi. Kur për herë të parë u takova me njërin  nga paraardhësit tuaj,  shifra mendoj se ishte rreth 50.000”, tha kryeministri izraelit.

Micotakis sqaroi se prioriteti kryesor i Greqisë është shëndeti dhe siguria e turistëve,  për çka vendi   ka punuar në mënyrë intensive.

“Nga 1 korriku do të kemi fluturime  direkte ndaj të gjitha destinacioneve tona turistike kryesore. Gjithashtu, shpresojmë, nëse gjithçka shkon sipas planifikimit, nga 1 gushti do të na vjen mirë t’i presim  turistët izraelit në Greqi. Me siguri do të mund ta vazhdojmë sezonin turistik  deri në tetor. pse jo edhe deri në nëntor, që të mund ta kompensojmë kohën e humbur”, tha kryeministri grek pas takimit.

Ai u kthye edhe në aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor duke theksuar se paraqet kërcënim për stabilitetin në rajon.

Netanjahu ka folur për mundësitë e bashkëpunimit për “garantim të  stabilitetit të sigurt dhe prosperitetit të rajonit”, duke theksuar se “prosperiteti mund të garantohet  vetëm nëse i  garantojmë  stabilitetin dhe sigurinë”.

Micotakis shkoi në Izral me tetë ministra të Qeverisë së tij, ndërsa pas takimit ishin nënshkruar  edhe tre marrëveshje bilaterale.

Ky është udhëtimi i parë në vendet e huaja për  kryeministrin grek pas pandemisë së KOVID-19./MIA