Për nesër në orën 13 kryeparlamentari Talat Xhaferi ka thirrur seancë plenare me të vetmen pikë në rend dite, shkarkimin e kryeprokurores së speciales Katica Janeva. Kjo vjen pasi Komisioni për zgjedhje dhe emërim ditë më parë unanimisht dha 13 vota për shkarkimin e kryeprokruroes së paraburgosur. Janevës me ligj mandati i skadon më 15 shtator, ndërsa për shkarkimin e saj duhet 2/3 të votave si dhe votim me Badenter.
