Nesër përfundon afati për kontrollim të listës zgjedhore

TË FUNDIT

Në përfundim me ditën e martë, 7 shtator, gjithsej 13.502  persona i  kanë kontrolluar të dhënat  në Listën zgjedhore, janë parashtruar gjithsej 122 kërkesa për regjistrim në Listën zgjedhore, 31 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga Lista Zgjedhore dhe 39 kërkesa për ndryshim të të dhënave në Listën zgjedhore.

Gjithashtu, deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në email adresën upisis@sec.mk janë parashtruar gjithsej 73 kërkesa.Procedura për kontroll publik në Listën zgjedhore përfundon nesër në mesnatë.