Nesër pa rrymë disa pjesë të Sopishtes, Kisella Vodës, Karposhit, Aerodromit dhe Sarajit

TË FUNDIT

Nesër pa rrymë, në disa periudha të ditës, do të mbeten disa pjesë të komunave të Shkupit, informojnë nga QRMK.

Prej orës 9:00 deri në orën11:00 energji elektrike nuk do të kenë konsumatorët nga rrufa “8” në Sopishte, prej orës 12:00 deri në orën 15:30 konsumatorët nga rruga “Bllagoj GOjan” dhe rrugicat të cilat çojnë drejt saj në komunën Kisella Vodë, prej orës 9:00 deri në orën 13:00 konsumatorët nga rruga “Jurij Gagarin” nr.26, 28, 30, 32, 34, 36, 38, 40, 42, 44 në Karposh, prej orës 11:00 deri në orën 14:00 konsumatorët nga bulevardi “Boris Trajkovski”, nënrrugët numër 9 – objekte në afërsi të hekurudhës për Qimentore në Kisella Vodë, prej orës 8:30 deri në orën 13:30 konsumatorët nga rruga “Bogomilski Pohod” dhe rrugët përreth në Komunln Aerodrom, prej orës 8:30 deri në orën 11:00 konsumatorët nga Gabeçki Doll deri në fund të fshatit në Sopishte dhe prej orës 8:30 deri në orën 14:30 konsumatorët pas hekurudhës drejt fshatit Kondovë deri te qarkorja në Komunën e Sarajit. ab/