Prej nesër fillon pagesa në faza e pensioneve për muajin shkurt. Pensionet do të paguhen në faza me qëllim që të sigurohet mbrojtje e pensionistëve në kushte rreziku nga COVID-19.
Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 24.02.2022 (e enjte), ndërsa për pensionet prej 11.001 deri në 14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 25.02.2022 (e premte).
Pensionet prej 14.001 deri në 18.000 denarë është paraparë që të paguhen më 28.02.2022 (e hënë), ndërsa pagesa për pensionet mbi 18.001 denarë të bëhet më 01.03.2022 (e martë).
Pensionistët që përdorin kartela pagesore, të lidhur me llogarinë ku transferohet pensioni, mund t’i përdorin paratë nga data 24 shkurt (e enjte). Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën me dije se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi i pensioneve është stabil dhe funksionon pa probleme.
