Nesër në Kosovë do të formohet Fondi Emergjent për sanimin e dëmeve nga vërshimet

TË FUNDIT

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia dënohet me 9 vjet burg

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin...

Kida rrëmben vëmendje me ndryshimin e ri

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida përveç që njihet për projektet e saj, njihet edhe për eksperimentet që...

Guteresh mirëpriti hyrjen në fuqi të Traktatit për ndalimin e armëve bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guteresh mirëpriti hyrjen e sotme në fuqi të Traktatit për Ndalimin e Armëve...

Xhonson: Ka prova se varianti i ri i korona virusit është më vdekjeprurës

Varianti i ri i koronavirusit, i cili u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës, ka...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami, ka zhvilluar një takim virtual me kryetarët e komunave, ku është diskutuar lidhur me dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe ndihmën që mund të ofroj Qeveria në sanimin e tyre.

Në komunikatë për media thuhet se Hoti ka kërkuar nga kryetarët e komunave, që sa më parë të formojnë Komisionet Komunale, për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet, ndërsa ka paralajmëruar se në takimin e radhës të Qeverisë në detyrë, i cili pritet të mbahet nesër, do të formohet edhe Fondi Emergjent, ku nga rezervat shtetërore do të ndihmohen komunat në sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet e ditëve të fundit.

Hoti ka qartësuar se dëmet të cilat janë shkaktuar në infrastrukturën publike dhe në tokat bujqësore, do të kompensohen sipas procedurave të rregullta përmes ministrive të linjës. Ndërsa Fondi Emergjent, do të ketë prioritet sanimin e dëmeve në ekonomitë familjare, me prioritet familjet me gjendje më të rëndë socio- ekonomike.

Tutje në komunikatë thuhet se, kryeministri Hoti i ka përgëzuar për punën e tyre të jashtëzakonshme Kompaninë për Operacione Civile të FSK-së, Njësitet e Ekipeve të Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit, ekipet e Xhenios, Agjencinë e Emergjencave dhe Shtabet Lokale, të cilat pandërprerë janë në terren në mbikëqyrje të situatës dhe ofrim të ndihmës për qytetarët dhe familjet e prekura nga vërshimet.

Përndryshe sot prej orës 14:30 kryeministri Hoti, bashkë me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, do të qëndroj në fshatin Koretin, për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit. Kamenica është në mesin e komunave të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme si në infrastrukturën publike ashtu edhe në toka bujqësore, si dhe ekonomi familjare./21Media

TË NGJAJSHME