Nesër merret vendim për qëndrimin ditor në shkolla

TË FUNDIT

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nesër në mëngjesin do të takohet që ta shqyrtojë mundësinë për vendosjen e qëndrimit ditor në shkolla, ndërsa vendimi do të varet nga pasqyra epidemiologjike.

“Informacionin e fundit që e patëm në Komision është se nuk do të ketë qëndrim tërëditor. Nesër në mëngjes kemi takim, do t’i shohim qëndrimet e Ministrisë së Shëndetësisë, të ministrit të Shëndetësisë, të anëtarëve të Komisionit”, theksoi sot drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Viktor Isjanovdki, i cili mori pjesë shënimin e Ditës Botërore për Ngritjen e Vetëdijes për Rritje te Fëmijët.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Isjanovski tha se vendimi varet nga pasqyra epidemiologjike, nga të gjitha ngjarjet lidhur me vetë sëmundjen dhe nga kushtet dhe kriteret, të cilat duhet të përmbushen për vendosjen qëndrimit tërëditor.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se është bërë analizë për numrin e fëmijëve të cilët do të duhet të qëndrojnë në shkollë edhe pasi të ketë përfunduar turni.

“Do të merret mendim pozitiv njëjtë sikur merret vendim edhe për përjashtime më të gjitha shkollat e tjera, gjegjësisht nëse numri i fëmijëve është aq i vogël që nuk e rrezikon sigurinë e tyre, gjegjësisht të mos ketë rrezik epidemiologjik shtesë që një grup  i caktuar i fëmijëve do të mbetet edhe pas mbarimit të turnit. Përparësi  është se është i njëjti grup i fëmijëve, kështu që kontaktet nuk rriten, ata kanë qenë në kontakt më parë, tani rritet vetëm koha e qëndrimit”, shpjegoi Filipce.

Isjanovski sot nuk e përjashtoi mundësinë për mbylljen e kopshteve, nëse vjen deri te përkeqësimi i gjendjes me Kovid-19, të cilat, megjithatë u hapën në fillim të muajit, por tani ka disa raste të fëmijëve të sëmurë nga koronavirusi.

“Po, është e mundshme sërish të mbyllen kopshtet, është e mundur edhe të ndërmerren masa të caktuara dhe të jepen udhëzime nga Komisioni për Qeverinë”, tha Isjanovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Prindërit e fëmijëve deri në gjashtë vjet prej 23 shtatorit duhet të kthehen në pozicionet e tyre të punës, gjithashtu edhe ata të cilët shfrytëzojnë pushimin e vazhduar të lindjes, ndërsa Filipçe dhe lidhur me kërkesën e prindërve tha se   të gjitha masat zgjatën mjaftueshëm që u zbatuan lidhur me vazhdimin e pushimit të lindjes, praktikisht gjashtë muaj.

Drejtori i Kopshtit të Strumicës, Vasil Bubev dje informoi se edhe dy fëmijë të kopshtit nga i njëjti grup i cili është i pari, janë pozitivë me Kovid-19.

Më 15 shtator ishte shënuar rasti i parë i një fëmije të infektuar me koronavirus, në kopshtin “13 Nëntori” në Komunln Qendër.

Nga e mërkura e ardhshme, përveç prindërve të fëmijëve deri në gjashtë vjet, personat të cilët kanë shfrytëzuar pushim të zgjatur të lindjes, në pajtim me Vendimin qeveritar në punë kthehen edhe të sëmurët kronikë, me përjashtim të personave, tek të cilët sëmundja është në fazë të përkeqësimit dhe ata me sëmundje malinje, për të cilët do të jepet vërtetim me rezultat dhe mendim nga mjeku specialist. Gratë shtatzëna vazhdojnë t’i shfrytëzojnë masat, gjegjësisht lirohen nga shkuarja në punë.