Për shkak se numri i rasteve të reja pozitive me Covid-19, që u regjistruan gjatë fundjavës nuk është real, nesër do të mblidhet Komisioni për Sëmundje Infektive.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Mbledhja e Komisionit për sëmundje infektive është caktuar për nesër, për shkak se zakonisht numri i rasteve nga rezultatet në fundjavën e kaluar nuk është real. Gjatë ditës së nesërme do t’i shqyrtojmë të dhënat e reja”, tha Filipçe.
Ai ka përjashtuar mundësinë që të kemi masa të reja restriktive, ndërkaq ka apeluar deri te qytetarët të respektojnë masat, pasi siç vlerësoi, situata aktuale është specifike./TV21
