Në vilën e presidentit Stevo Pendarovski, në Vodno, me fillim prej ora 12:00 do të mblidhet Këshilli i Sigurisë.
Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, në seancën e tetë të Këshillit do të bisedohet për gjendjen politike dhe të sigurisë në shtet pas anëtarësimit në NATO.
Pas përfundimit të seancës, presidenti Pendarovski do të deklarohet para publikut.
