Nesër në stadiumin Todor Proevski me fillim në ora 18:00 në Shkup zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë në futboll, mes Sileksit dhe Makedonija Gjorçe Petrov. Skuadra nga Kratova që po kthehet në Ligën e parë do të përpiqet ta mbrojë këtë titull pasi të njëjtin e kishte fituar sezonin e kaluar, por përballë do të ketë ekipin nga Gjorçe, që këtë sezon tregoi lojë mjaftë cilësore, nën drejtimin e Muharrem Bajramit.
“Si futbollist kam luajtur dhe e kam fituar këtë trofe me Renovën dhe Sllogën tani Shkupi. Dashtë Zoti që edhe si trajner në sezonin e parë ta fitoj kupën sepse vërtetë është një emocion i veçantë si trajner. Mendoj se pesha është me rëndë si trajner”, tha Muharrem Bajrami, trajner i Makedonija GJP.
“Është e sakte se kemi luajtur në ligën e dytë, neve e mbaruam para kohë punën tonë për të hyrë sërish në ligën e parë. Ajo për ne ishte prioritet vitin e kaluar kur erdha te Sileksi. Besoj që kush do që luan nesër do ta jap maksimumin. Respekt për kundërshtarin tonë që këtë sezon deri në xhiron e fundit ishte në garë për plasman direkt në Evropë përmes kampionatit“, theksoi Gorazd Mijallov, trajner i Sileksit.
