Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka folur për pasaportat Covid për lëvizje të lirë në vendet evropiane.
Tha, nëse kërkohet nga Maqedonia e Veriut pasaportë Covid, do të kërkohet që të pranohet certifikata që do të fitohet pas vaksinimit anti-covid.
“Nëse kërkohet që të kemi pasaportë të tillë, sigurisht se do të kërkojmë që të pranohen edhe pasportat tona”, tha Bekteshi para Ministrisë së Ekonomisë, transmeton TV21.
Ndërkaq ka bërë të ditur, se kjo do të mundësohet me fillimin e vaksinimi masiv që sipas paralajmërimeve të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe pritet të fillojë gjatë kësaj jave./TV21
