Rritja e pagave të punëtorëve shëndetësorë për 30 për qind, shtesa infektive 4 për qind, korrigjimi i Marrëveshjes Kolektive, stazhi me benificione dhe mbrojtje më e madhe e punëtorëve, mbeten kërkesat që Konfederata e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë ia ka drejton autoriteteve. U dhanë afat deri të mërkurën për përgjigje, përndryshe pasojnë protestat.
“Nëse nuk kemi asnjë përgjigje, të premten e ardhshme protesta do të jetë para Ministrisë së Shëndetësisë, po ashtu në kohën e pauzës së punonjësve shëndetësor, ku do të jenë konkretisht të shkruara kërkesat në Ministrinë e Shëndetësisë në zgjidhjen e çështjeve, edhe ju si mediume apo qytetarët do të njoftohen që herë pas here i shohim punëtorët nga kjo distancë, mund të konstatojmë se një numër i madh i mjekëve dhe personelit mjekësor që po largohen nga shteti për arsye të rrogave të vogla.”- deklaroi Goce Dellçev, KOSM.
Laze Kostovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Gjeriatrisë, tha se është bërë presion mbi anëtarët e tyre me qëllimi është që t’i largojnë nga protestat.
“Presionet janë ato kartelat elektrike që i kemi kur vijmë në punë dhe kur shkojmë, futën edhe fletore të veçanta se kush në sa ka ardhur në punë dhe kush në sa ka shkuar. Ato fletore i udhëheqin infermieret kryesore dhe pastaj i dorëzojnë tek shefat dhe drejtorët.”- deklaroi Laze Kostovski, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Geriatrisë.
Për tre javë Konfederata paralajmëron marsh protestues të punëtorëve shëndetësorë, nëse deri atëherë nuk do të kenë përgjigje pozitive ndaj kërkesave.
