Lideri i Alternativës, Afrim Gashi në ClickPlus ka vlerësuar, se nëse votuesit shqiptar do të vazhdojë t’i mbështesin partitë maqedonase si Lidhjes Socialdemorkate të Maqedonisë dhe VMRO-DPMNE-në, atëherë nuk ka asye se pse të qëndrojë Alternativa si parti.
“Nëse shqiptarët shkojnë me LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në atëherë ne do të zhdukemi si parti politike”, tha Gashi.
Ai ka vlerësuar se kjo nuk do të ndodhte, “vetëm nëse shqiptarët do të binden se kjo qasje është e gabuar dhe do të bashkohen”.
Ka shtuar, se interesi i partisë së tij është realizimi i interesave të shqiptarëve, dhe nëse kjo nuk ndodh, sipas tij, “nuk ka arsye se pse duhet të funksionojë Alternativa si parti dhe ai të qëndrojë në politikë”./TV21
