Amir Shabani, drejtori i përgjithshëm i Fondit të Sigurimeve të Depozitave, i ftuar sonte në emisionin 10Minuta në TV21, tha se depozitat e qytetarëve janë të siguruar edhe kur kanë më shumë se 30 mijë euro. Sepse siç shpjegoi drejtori i këtij fondi, paratë janë të siguruar 30 mijë euro vetëm në një bankë, prandaj qytetarët nëse kanë më shumë depozita mund t’i shpërndajnë në më shumë banka dhe në këtë mënyrë ato do të jenë të gjitha të siguruara.
“Qytetarët duhet ta dine se Fondi për Sigurimin e Depozitave siguron 30 mijë euro në një bankë, nëse një qytetar ka më shumë depozita, le t’i shpërndajë në më shumë banka dhe cila, eventualisht mund të bjerë, nuk paraqet shqetësim për deponentin. Fond për Sigurimin e Depozitave është gardian që siguron depozitat e qytetarëve.”- tha Shabani.
