Nëse e merrni vaksinën ruse – dy muaj pa alkool

TË FUNDIT

Ata të cilët do ta marrin vaksinën ruse “Sputnik V” kundër koronavirusit do të duhet të përmbahen nga alkooli dy muaj, deklaroi shefja e Shërbimit rus për mbrojtje dhe mbikëqyrje të konsumatorëve “Rospotrebnadzor”, Ana Popova.

“Konsumimi i alkoolit duhet të ndërpritet së paku dy javë para imunizimit, ndërsa ata të cilët do ta marrin dozën e parë duhet të përmbahen nga alkooli në 42 ditët në vijim”, tha Popova për Radion “Kosmolksaja pravda”.

Popova, gjithashtu, i këshillon qytetarët të mos pinë duhan para dhe pas vaksinimit, duke paralajmëruar se tymi nga duhani i irriton mushkëritë dhe e ulë përgjigjen imunologjike.

Siç transmeton “Moskva tajms”, pas paralajmërimit të Popovës, shefi i qendrës hulumtuese shtetërore “Gamaleja”, që e zhvilloi vaksinën “Sputnik V”, Aleksandar Ginsberg, tha se edhe përkundër asaj që nuk duhet të konsumohet alkool para dhe pas vaksinimit, “një gotë shampanjë asnjëherë nuk ka dëmtuar askënd”.

Fushata për vaksinim në Rusi filloi këtë fundjavë në Moskë, ndërsa deri më tani vlerësohet se rreth 100.000 rusë e kanë marrë “Sputnik V”, përfshirë pjesëmarrësit në hulumtim dhe pjesëtarët e ushtrisë.