Nepal: Tërmeti ua merr jetën shumë personave (VIDEO)

TË FUNDIT

(e plotësuar)

Rreth 849 njerëz kanë gjetur vdekjen nga një tërmet që ka ndodhur në Nepal.

Qeveria e Nepalit, ka shpallur gjendje të jashtë jashtëzakonshme, menjëherë pas tragjedisë që ka goditur këtë vend, transmetojnë mediat ndërkombëtare.

 

“Shifra e të vdekurve ka mbërritur në 849 dhe kam frikë që kjo shifër do të rritet çdo moment”, ka thënë një zyrtare policie.

https://youtu.be/BMFCZqlT3YE

Tërmeti ua merr jetën rreth 150 personave

Mediat ndërkombëtare raportojnë për të vdekur dhe objekte historike të shkatërruara si pasojë e tërmetit të fuqishëm që e ka goditur sot Nepalin.

Numri i të vdekurve nga tërmi i fuqishëm që ka goditur këtë pjesë në veriun e Indisë, ka arritur mbi 150 persona.

Sipas agjensisë së lajmeve “Reuters” dëshmitarët kanë parë persona pa shenja jete dhe me lëndime serioze. Thuhet se së paku 50 persona konsiderohet se kanë mbetur të ngujuar brenda gërmadhave të kullës Dharara e cila është shembur, kullë kjo e ndërtuar në shekullin e XIX-të./21MEDIA

Tërmet i fuqishëm në Nepal