Për pak çaste pritet të nis ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Washington, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump.
Pamjet e para, tregojnë një sallë me katër flamuj të SHBA-së, por pa ato të Kosovës e Serbisë.
Teksa po nisej drejt Shtëpisë së Bardhë, Hoti tha se “do të ketë vetëm marrëveshje të mira”.
Përkundër mosmarrëveshjeve të Hotit dhe Ramush Haradinajt, edhe përfaqësuesi i AAK-së, Selim Selimi u nis së bashku me pjesën tjetër të delegacionit drejt shtëpisë më të njohur në Amerikë.
