Nënkryetari i VMRO-së pajtohet me Ahmetin për një gjë/ Lideri i BDI-së e porositi Mickoskin të jetë më përgjegjës

TË FUNDIT

Pajtohem me deklaratën e Ali Ahmetit në intervistë se nuk ka marrëveshje me VMRO-DPMNE-në dhe se është e qartë se nuk do të ketë shumicë për ndryshimet kushtetuese. Kështu u përgjigj nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski pas intervistës së djeshme për TV21 me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti i cili u shpreh i bindur se do të ketë ndryshime kushtetuese.

“Në shumicën e rasteve nuk pajtohem me Ali Ahmetin, por për një gjë do të pajtohem që është në vetë intervistën kur tha se nuk ka marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për amendamentet kushtetuese, duke thënë  se VMRO-DPMNE nuk do të votojë amendamente kushtetuese nën diktat bullgar. Pra, ky është një konfirmim i qëndrimit tonë, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar, është e qartë se nuk ka shumicë prej dy të tretave në Kuvend për të miratuar ndryshimet kushtetuese, mënyra më e mirë për të dalë nga kjo krizë politike janë zgjedhjet e parakohshme.”- deklaroi Aleksandar Nikolloski, VMRO-DPMNE.

 

Në intervistë për TV21, Ahmeti u shpreh optimist se seanca për ndryshimet kushtetuese do të vazhdojë në nëntor dhe se do të votohen ndryshimet e Kushtetutës.

Ahmeti megjithatë në intervistë i tha liderit të opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski se duhet të jetë përgjegjës dhe t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese.

Seanca për ndryshimet kushtetuese pas ndërprerjes së saj më 18 gusht ende nuk ka vazhduar. Debati mbaroi ndërsa në debat duhet të votohet nevoja për ndryshimin e Kushtetutës. Përndryshe, ndryshimet kushtetuese janë kusht për vazhdimin e rrugës drejt BE-së.