Nënat e fëmijëve deri në gjashtë vjet në protestë

TË FUNDIT

Nënat e fëmijëve deri në gjashtë vjet për sot paralajmëruan për shkak të vendimit që t’u ndërpritet pushimi i lindjes dhe të kthehen në punë në vendet e tyre të punës.

Njëherësh, në pajtim me vendimin qeveritar duhet të kthehen në punë më 23 shtator. Ato kërkojnë t’u vazhdohet pushimi i lindjes deri në fund të vitit, sepse fëmijët nuk i kanë të regjistruar në kopsht për shkak të se nuk ka pasur vende të lira.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konsideron se ata duhet të kthehen në vendet e punës, dhe se me siguri do të jetojmë me virusin edhe në tërë vitin e ardhshëm 2021.

-Ne do të jetojmë me virusin me siguri edhe gjatë gjithë vitit të ardhshëm 2021. Duhet të mësohemi që t’i respektojmë masat parandaluese, protokollet të cilat janë të pranishme për absolutisht të gjitha operatorët ekonomikë, objekte hotelierike, kompani, fabrika, shkolla, kopshte, etj. Thjeshtë kjo do të jetë jeta jonë,- tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë foli edhe për hapjen e shkollave, për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë, për shkak të asaj, siç tha dhe ky është faktor rreziku potencial duke i parë përvojat nga vende të tjera.

-Ato vende të cilat papritmas i hapën shkollat dhe të gjithë fëmijët ishin në shkollë dhe ishin të detyruar pjesërisht ose plotësisht që t’i hapin. Duke vlerësuar se si do të zhvillohet epidemia në shtator, ne lejojmë që të hapen shkollat në fillim të tetorit, por vetëm fëmijë me prani fizike nga klasa e parë deri në klasën e tretë. Më tutje, nëse gjithçka mbetet e qëndrueshme dhe e qetë, nga nëntori/dhjetori edhe klasa të tjera do të mund të kthehen me prani fizike. Ndërsa deri më atëherë të ndjekin mësim onlajn,- potencoi ministri Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë deklaroi se mënyra e vetme që të mbrojmë veten, më të afërmit rreth nesh dhe rrethin e familjes, të vendit të punës është përmes respektimit të masave parandaluese./MIA