Çmenduri!
Çmenduri!
Një nënë e katër fëmijëve vendosi ta përvëlojë djalin e saj 3-vjeçar me ujë të nxehtë në shtëpinë e saj në New Jersey, e cila po konsiderohet si “shtëpia e tmerreve” nga prokurorët.
Patricia Buchan, 29-vjeçare, të premten e detyroi djalin e saj të zhvishet, pastaj e vendosi atë në banjë dhe i derdhi një tenxhere me ujë të valë poshtë trupit të tij.
Ajo e bëri këtë me qëllim ‘ta dënojë’, meqë djali i saj urinoi në dysheme të dhomës së gjumit, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Essex, transmeton rtv21.tv

“Ky fëmijë jetoi këto tri vite në “shtëpinë e tmerreve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit.
Buchan jetoi edhe me pesë persona të tjerë, përfshirë nënën e saj, Marry, 55-vjeçare dhe motrën e saj, Bridget, 23-vjeçare, në një pronë në Clinton Place, ku ato sistematikisht filluan t’i abuzonin fëmijët që nga korriku i vitit 2018.
Edhe të tjerat u përballën me këso akuza për dhunë dhe rrezikim të fëmijëve.

Sipas prokurorëve, ajo ushtroi dhunë sistematike ndaj tij, fillimisht duke e rrahur me një rrip dhe grushta, pastaj duke e përvëluar me ujë për ta dënuar atë. Trevjeçari po trajtohet në spital, para se të dërgohet në kujdestari mbrojtëse, përcjellë rtv21.tv
Sipas policisë, rasti u zbulua nga infermieret parashkollore, sepse ato vërejtën djegiet në këmbët e tij. Po ashtu, ai kishte edhe mavijosje në stomak, shpinë dhe fytyrë.
Edhe pesë fëmijët tjerë që jetonin në të njejtën banesë, u dërguan në kujdestari mbrojtëse. Nuk dihet qartë se kush janë prindërit e fëmijëve.
Fqinjët thonë se nuk kanë vërejtur diçka. Megjithatë, po spekulojnë se mos ata ishin nën ndikim të drogës./21Media
