Nën moton “Jashtë mureve”, në Shkup mbahet “Parada e krenarisë”

TË FUNDIT

Të ndalojë diskriminimi ndaj komunitetit LGBT, me gjuhën e urrejtjes dhe dhunë nga urrejtja – kjo ishte porosia kryesore e Paradës së dytë të krenarisë që u mbajt në Shkup. Thonë se përveç se në ndryshimet juridike, duhet të punohet edhe në ndryshimin e statusit të komunitetit LGBT.

“Ne punojmë edhe në ndryshimin e statusit social të komunitetit LGBT, ndërsa parada e krenarisë është një prej mjeteve më të mira ndërsa kjo u dëshmua edhe për të dytën herë se është pranuar nga shoqëria jonë. Numri i të pranishmëve dëshmon se kjo me të vërtetë është ngjarje markante në Shkup dhe unë shpresoj se do të kemi edhe një marsh protestues por edhe aheng për gjithë atë që kemi arritur nëpër rrugët e Shkupit”, deklaroi Koço Andonovski.

Pjesëmarrësit kërkuan angazhim më të madh të Prokurorisë publike dhe përndjekje të gjuhës së urrejtjes, për shkak se, siç thonë, jo-sanksionimi vetëm i inkurajon kryerësit e atyre veprave që më vonë përsëriten.

“Vlerësoj se mund të bëhet edhe më shumë dhe të jemi më efikas dhe më të shpejtë, vlerësoj se kjo është një prej kushteve që të hymë në BE, më në fund të hapen të gjithë kartat në tavolinë dhe më në fund të pranohen martesat mes gjinisë së njëjtë, adoptimi i fëmijëve etj”, tha Sreten Kostiq.

Në paradën morën pjesë edhe qindra qytetarë të gjeneratave të ndryshme, ndërsa mes tyre kishte edhe shumë politikanë dhe funksionarë që mbështetën komunitetin LGBT.

“Jam këtu për të mbështetur avancimin e të drejtave të LGBT-së, të mbrohen nga çfarëdo lloji diskriminimi, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës. Kemi bërë hapërim të madh në avancimin e të drejtave të LGBT-së dhe njerëzve posaçërisht me ligjin e ri për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit”, tha Maja Moraçanin – deputete.

Paradës iu bashkëngjit edhe Presidenti Stevo Pendarovski, së bashku me bashkëshorten. Përndryshe ngjarja organizohet nga Rrjeti Nacional kundër homofobisë dhe transfobisë. Parada e parë e krenarisë u mbajt para dy vjetëve, ndërsa vitin e kaluar u prolongua për shkak të kovid-krizës.