Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë sot pasdite

TË FUNDIT

Raundi i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës duhet të fillojë sot pasdite në Bjellorusi, raportojnë mediat ruse.

“Bisedimet janë planifikuar të fillojnë në orën 15:00 me orën e Moskës, por koha mund të ndryshojë për shkak të problemeve me logjistikën e delegacionit ukrainas”, raportojnë mediat.

Bisedimet midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas filluan në kufirin ukrainas-bjellorusi më 28 shkurt. Raundi i dytë i bisedimeve u zhvillua më 3 mars. Deri më tani nuk ka përparim në bisedime.