Jo vetëm se u zhgënjyen qytetarët në Maqedoni se nuk filluan negociatat me BE-në, në një farë mënyre u zhgënjye edhe kryesia gjermane e cila deri në momentin e fundit bëri përpjekje që të tejkalohen çështjet e hapura me Bullgarinë duke e përjetuar këtë si dështim të vet. Si do të vazhdojnë euro – integrimet? Ish – ambasadori në SHBA, Vasko Naumovski në emisionin e djeshëm Click Plus në TV21 tha se euro – integrimet do të kthehen në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm kur me Unionin do të kryesojë Sllovenia. Zgjedhjet që duhet të mbahen në mars vitin e ardhshëm në Bullgari dhe formimi i qeverisë tërësisht do ta ngadalësojnë këtë proces, vlerëson Naumovski.
“Para zgjedhjeve, unë nuk do të prisja, çdo herë kur formohet qeveri e re, pa dallim nëse do të mbetet qeveria e kryeministrit aktual, Borisov, ose do të vijë partia socialiste në pushtet në Bullgari, do të mund të vendosen bazat e bisedimeve që do të sillnin progres në lidhje me këtë çështje. Nuk them se pasi mbarojnë zgjedhjet, menjëherë do të zgjidhet ky kontest”, tha Vasko Naumovski – ish-ambasador.
Formulimi “interpretim i gabuar i historisë” për shkak të të cilit Çekia, Sllovakia dhe Austria nuk i miratuan konkluzionet e Këshillit të BE-së, mund të hapë probleme shtesë edhe brenda vetë BE-së, në qoftë se kjo figuron në ndonjë dokument zyrtar. Këshilltari aktual për politikë të jashtme në Qeveri, Edmond Ademi, theksoi se me këtë dërgohet mesazh të keq deri te vendet që aspirojnë të hyjnë në BE.
“Mesazhin e dërgoni edhe deri te vendet e tjera aspirante në rajon… Nëse vendi më i mirë në rajon për momentin nuk mund të hyjë për shkak të arsyeve joparimore, atëherë çfarë mund të themi, respektivisht si mund të presim ta zgjidhin kontestin dhe të arrijnë një marrëveshje Kosova dhe Serbia”, deklaroi Edmond Ademi – Këshilltar për Politikë të Jashtme.
Pas vendimit të Çekisë dhe Sllovakisë t’i mos pranojnë konkluzionet në të cilat me kërkesë të Bullgarisë ishte inkuadruar formulimi “interpretim i gabuar i historisë”, tani nga Sofja zyrtare, thonë se u vjen keq të këto konkluzionet nuk janë miratuar në Këshillin e BE-së dhe se me këtë mund të minohet besueshmëria e BE-së. Si një nga vendet-anëtare që e mbështesin zgjerimin, Bullgaria do të donte ta inkurajonte Këshillin të ketë qasje më konstruktive sa i takon situatës aktuale, me qëllim që të miratohen konkluzionet gjatë kryesimit me Këshillin e BE-së, thuhet në kumtesën e Sofjes zyrtare.
