Negociatat Kosovë-Serbi për targat përfundojnë pa marrëveshje

TË FUNDIT

Takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është mbyllur pa asnjë marrëveshje për targat, raporton KosovaPress.

Lajmi u bë me dije nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak përmes një postimi në Facebook.

Por Lajçak tha se bisedimet kanë shënuar përparim në çështjet e tjera duke përfshirë energjinë ndërsa theksoi se puna do të vazhdojë.

Delegacionin e Kosovës e udhëhoqi, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, Petar Petkoviç.

Ndërkohë, pritet që derisa të mos ketë marrëveshje të reja, regjimi me letra ngjitëse do të vazhdojë të zbatohet.