“NEFA MEBEL” U MBYLL BRENDA NATËS, MASHTRIM I KOMPANISË SERBO-RUSE

TË FUNDIT

A është në pah një mashtrim i madh përmes kompanisë serbo-ruse “Nefa Mebel” e cila para disa ditëve i mbylli të gjitha salonet në Maqedoni dhe Serbi? Prodhuesi i mobileve që shiteshin në sallonet e “NEFA MEBEL” është kompania ruse “Split”. Para dy ditëve, brenda natës kanë ikur edhe nga Vranja dhe Samobori, kanë lënë borxhe dhe 550 të punësuar pa punë në fabrikë dhe në 34 sallonet e shitjes në Serbi. “Nefa mebel” në Maqedoni ka dhjetëra sallone mobiliesh në gjithë vendin. Salloni i fundit në Shkup është hapur para saktësisht një viti në Qendrën Tregtare të Qytetit, në muajin maj të vitit të kaluar, por para dy ditëve të gjitha sallonet janë mbyllur dhe askush nuk lajmërohet në telefon. Revolti i qytetarëve që kanë bërë pagesën për mobile dhe që tani nuk mund t’i marrin të njëjtat, është shumë i madh. Në MPB deri më tani kanë denoncuar vetëm dy qytetarë në lidhje me atë se kanë bërë pagesë për mobile por të njëjtat nuk i kanë marrë. Tani për tani nuk dihet shuma totale e vjedhur nga qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë, për shkak se në periudhën në vijim do të paraqiten raste të mashtrimit./TV21