Gjykata Administrative e ka pranuar padinë e Lëvizjes Besa, e cila kjo e fundit e konteston vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për rivotim në vendvotimin 2107 në Komunën e Zhelinës, transmeton TV21. Administrativja ka vendosur në favor të Lëvizjes Besa (paditës) dhe konfirmoi rezultatin zgjedhor me të cilën ka fituar Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa.
Kujtojmë se pas vendimit të KSHZ-së, për rivotim në vendvotimin 2107 në Zhelinë, sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa të premten më 5 nëntor deklaroi se BDI po manipulon rezultatin zgjedhor dhe se Lëvizja Besa po diskuton daljen nga Qeveria.
“Unë për vete duke u nisur me integritetin tim personal, unë edhe sikur të vendosë partia që të vazhdojë qeverisja, unë nuk do të jem ministër në këtë Qeveri, dhe kjo është deklarata pas së cilës nuk kam ndërmend të hiqem”, shtoi sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha.
Po të premten në mbrëmje, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Facebook publikoi një fotografi së bashku me sekretarin gjeneral të Besës, Arjanit Hoxhën, kryetarin e Alternativës Afrim Gashin, sekretarin gjeneral të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe Dimitar Apasievin e së “Majtës”, ku edhe u paralajmërua edhe shumica e re parlamentare./TV21
