

Në Wuhan, kryeqendra e provincës Hubei, u inaugurua një ekspozitë speciale dedikuar luftës së Kinës kundër epidemisë. EKspozita ka synim pasqyrimin e përvojës së Kinës kundër epidemisë, ndërsa promovon frymën e shkëlqyer të treguar në luftën kundër Covid-19, duke inkurajuar njerëzit të ecin përpara së bashku, shkruan “Xinhua”.


Ekspozita, e cila do të zgjasë tre muaj, përmban më shumë se 1100 imazhe dhe 1000 artikuj, si dhe video dhe skena të ndryshme nga periudha pandemike.

