Vjena, e cila për javë të tëra, ka qenë epiqendra e koronavirusit në Austri me më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm të njerëzve të sapoinfektuar në bazë ditore, përnjëherë e ka rritur numrin e vdekjeve për dhjetë.
Drejtoria sanitare provinciale dhe Shtabi i krizave të Vjenës bënë të ditur se numri i të vdekurve është rritur nga 212 në 222, ose për dhjetë, bazuar në mbledhjen e të dhënave dhe rekomandimin nga Agjencia për shëndetësi dhe siguri të ushqimit (AGES).
Sipas rekomandimit, statistikat e vdekjes duhet të përfshijnë ata që ishin pozitivë për koronavirusin disa kohë para vdekjes, me ç’rast Kovid-19 nuk është e domosdoshme të jetë shkaku i vdekjes.
Sipas komunikatës, këto janë të dhëna nga periudha nga fundi i marsit deri në fillim të shtatorit.
Deri më tani, 8,691 njerëz janë regjistruar me koronavirus në Vjenë.
Në Austri, 290 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë raportuar në 24 orët e fundit. Që nga fillimi i epidemisë në Austri në fund të shkurtit, gjithsej 29,335 persona janë testuar pozitivisht me koronavirus. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në të gjithë Austrinë që nga fillimi i epidemisë është 746. mb/
