Në vitin 2020 gjithsej 168 persona kanë humbur jetën në tërmete përreth botës, prej të cilëve 155 në Turqi, shkruan sot gazeta turke Sozxhu.
“Gjithkund në botë ka tërmete, për fat të keq më së shumti viktima ka në Turqi”, shkruan gazeta. Edicioni i numëron dridhjet e fuqishme me fuqi prej mbi 6,5 ballë nëpër të gjithë botën nga fillimi i vitit.
Jashtë Turqisë kishte viktima vetëm në Meksikë, ku në një tërmet me fuqi prej 7,4 ballë sipas shkallës Rihter humbën jetën 10 persona më 23 qershor, Papua Guinea e Re, ku një person humbi jetën në tërmet me fuqi prej 7 ballë më 17 korrik dhe Filipine (6,6 sipas shkallës Rihter), ku dy persona vdiqën në moshën 18 vjeçare.
Në të njëjtën kohë, 41 persna humbën jetën në tërmet me fuqi prej 6,7 ballë sipas shkallës Rihter në qarkun turk Elazi më 24 janar, ndërsa 114 humbën jetën në tërmetin në Izmir më 30 tetor. Sipas gazetës fraza e popullarizuar se “nuk vret tërmeti por ndërtesat” supozohet se është thënë për Turqinë./MIA
