Në vitin 2009 Maqedonia meritoi nisjen e negociatave me BE-në, tha Mickoski

TË FUNDIT

“Që nga viti 2009 ne kemi merituar nisjen e negociatave”, ka deklaruar lideri i opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Hristijna Mickoski

Për këtë, siç tha ai, nisja e negociatave duhet të ndodh më 21 qershor dhe kjo sepse e meriton populli, dhe jo kryeministri Zoran Zaev.

“Na jepni datë që të fillojmë negociata me ju dhe ajo datë të jetë tani më 21 qershor. Këtë e meriton ky popull. Ndoshta këtë nuk e meriton Zoran Zaevi dhe kjo Qeveri. Me siguri se jo, por këtë e meriton ky popull”, tha Mickoski, transmeton TV21.

Ai ka shtuar, se Maqedonia mundet dhe meriton të jetë në tryezën e BE-së.

Në vitin 2009, në Qeveri ka qenë partia e tij, ku si kryeministër ishte Nikolla Gruevski./TV21