Në Vardar gjendet kufoma e 53 vjeçarit, raportohej si i humbur

TË FUNDIT

Më 03 gusht 2021 rreth orës 13.40 në SPB Tetovë është raportuar se në vendin e quajtur “Mburoja”, zona e Radiovcës së Tetovës, një kufomë njeriu është vërejtur në rrjedhën e lumit Vardar. Pas identifikimit të tij nga familja, është identifikuar se bëhet fjalë për personin Z.R. (53) nga Tenov e Tetovës, i cili më parë kishte qenë i raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Vendi i ngjarjes është inspektuar nga prokurori publik dhe një ekip nga SPB Tetovë dhe mjeku nga shërbimi urgjent mjekësor ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes.