Në Vaksincë janë gjetur 51 emigrantë

TË FUNDIT

Në një shtëpi në fshatin Vaksincë të Kumanovës policia dje  ka gjetur 51 emigrantë, mes të cilëve ka pasur edhe gjashtë adoleshentë.

Siç është cituar në buletinin policor, dje në fshatin Vaksincë, nëpunësit policor gjatë bastisjes  në shtëpinë e T.Q.(59) kanë gjetur  51 emigrantë, prej të cilëve 38 nga Pakistani  dhe 13  nga Afganistani, mes të cilëve ka pasur edhe gjashtë adoleshentë.

Policia e ka njoftuar prokurorinë  dhe punohet në zbardhjen e rastit./MIA