Në Ukrainë në 24 orët e fundit ka pasur rritje rekorde të numrit të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri – 1.197, ndërsa kanë vdekur 23 njerëz.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 arriti në 68,794 njerëz, ndërsa deri më tani janë konfirmuar 1,673 vdekje.
Ministri ukrainas i Shëndetësisë Maksim Stepanov vuri në dukje se gjatë ditës së kaluar u shtruan në spital edhe 248 persona të infektuar me Kovid-19, që është gjithashtu një rekord i përditshëm.
Numri i përditshëm i të infektuarve në Ukrainë është rritur ndjeshëm në dy muajt e fundit, pasi vendi filloi të lehtësojë gradualisht masat kufizuese të futura në luftën kundër koronavirusit.
Autoritetet ukrainase këtë javë zgjasin masat e karantinës mbarëkombëtare deri më 31 gusht, duke u bërë thirrje qytetarëve të mbajnë maska mbrojtëse dhe të mbajnë një distancë fizike.
Polonia gjithashtu konfirmoi sot një numër rekord të personave të infektuar në baza ditore që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se 615 raste të reja ishin regjistruar dhe 15 të tjera kishin vdekur.
Një total prej 45.031 personash janë infektuar në vend deri më tani, dhe 1,709 njerëz kanë vdekur si rezultat i koronavirusit./MIA
