Provimet do të mbahen në formë online dhe me prezencë fizike. Kështu do t’i realizojë provimet e afatit të qershorit Univeristeti i Evropës Juglindore.
Më të shprehura mbeten provimet online. Vendimi është sjellë në koordinim me parlamentin studentor, tregon kryetari i Parlamentit, Agron Demiri.
“Ne studentët Universitet të Evropës Juglindore pas disa konkluzave dhe kontakteve me studentët do të ketë raste që do të mbahen edhe online, por do të ketë edhe raste që do të mbahen edhe fizikisht me të gjitha protokollet që mos të rrezikohet asnjë student,” tha Agron Demiri, Parlamenti Studentor UEJL.
Provimet online ishin mbajtur edhe gjatë afatit plotësues të prillit, prandaj realizimi i tyre nuk ka qenë diçka e vështirë as për rektoratin dhe as për studentët, sqaron rektori, Abdulmenaf Bexheti. Meqë situata pak më herët shkoi drejt normalizimit, Qeveria u dha leje universiteteve që provimet të mund të mbahen edhe në auditorë me prezencë fizike. Por pse po mbahen në formë obline, rektori Bexheti jep arsyet?
“I kemi dy modalitete. Skenari i parë është për të gjithë studentët që nuk mund të udhëtojnë apo nuk janë në gjendje të vijnë në kampus për x arsye. Studentët qofshin nga Dibra dhe Struga, duhet të udhëtojnë me mjete të transportit publik dhe të ekspozohen, prandaj në asnjë mënyrë nuk lejohet të ekspozohen dhe studentët që kanë gjurmime të konstatuara nga Kovid-19,” tha Abdulmenaf Bexheti, rektor i UEJL-it.
Por afati i qershorit ka një sfidë, pasi ai do të tregojë se në çfarë niveli ka qenë edhe mësimnxënia.
“Kemi pasur përvoja të mëhershme dhe prandaj procesi arsimor u zhvendos për një ditë në procesin online dhe procesi i ligjeratave online ka qenë funksional, ka qenë produktiv por mbetet të verifikojmë se sa ka qenë mësimnxënia dhe kjo do të tregohet me afatin e provimeve,” tha Abdulmenaf Bexheti, rektor i UEJL-it.
Provimet në kampus do të mbahen në ambient të hapur, me distancë fizike dhe duke mbajtur maska. Krahas provimeve, në formë online janë mbajtur edhe ligjeratat e gjysmës së dytë të semetrit veror. Rektori Bexheti thotë se në fillim studentët duket se ishin më të interesuar për t’u kyçur në ligjerata, por ky interesim siç kalonin ditët, zbehej. Se a mund të ndikojë mësimi online në krijimin e analfabetëve funksional, Bexheti nuk mendon se po, pasi siç thotë ai, koha ishte e shkurtër, ndërkaq sfida më e madhe për këtë do të jetë shtatori, ku nuk dihet se si do të zhvillohet procesi arsimor.