Në Uashington, policia e qëlloi një afroamerikan, qytetarët në protestë

Must Read

Lavrov: “Rrjedha Veriore 2” u bë çështje nderi për Gjermaninë

Ndërtimi i gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2” u bë çështje nderi për Gjermaninë, deklaroi shefi i diplomacisë ruse,...

SHBA-ja, Rusia dhe Kina shkëmbyen akuza për pandeminë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së KB-së, Kina, SHBA-ja dhe Rusia ndërmjet vete shkëmbyen akuza se...

Pahor pritet në vilën “Vodno” me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake

Presidenti slloven Borut Pahor, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, paradite në vilën...
- Advertisement -

Një afroamerikan është qëlluar për vdekje nga një nëpunës policor në Uashington, kumtoi policia lokale, me ç’rast banorët janë mbledhur për të protestuar.

“Në vendngjarje është gjetur armë zjarri”, thuhet në kumtesën e policisë.

- Advertisement -

Shefi i policisë lokale Piter Njuzam deklaroi se të shtënat u zhvilluan në kryeqytet, pranë bazës detare Anakostia. Zyrtarët e zbatimit të ligjit iu afruan automjetit në të cilin ishin ulur burra për të bërë ekspertizë. Autoritetet dyshuan se ishin të armatosur. Në atë moment, të dyshuarit u hodhën nga automjeti dhe filluan të arratisen. Pastaj, një nga policët qëlloi mbi burrin në arrati. Viktima u dërgua në spital, ku mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën.

“Ne konsiderojmë se i dyshuari kishte armë”, theksoi Njuzam.

- Advertisement -

Një grua e paidentifikuar mund të dëgjohet në incizimin nga konferenca për shtyp duke thënë se viktima ishte vetëm 17 vjeç dhe se nuk ishte i armatosur. “E papranueshme”, thirri ajo kur Njuzman përfundoi me deklaratën e tij.

Mediat lokale njoftojnë se qytetarët po protestojnë para stacionit të policisë në qytet dhe po kërkojnë përgjigje për të shtënat./MIA

- Advertisement -

Lavrov: “Rrjedha Veriore 2” u bë çështje nderi për Gjermaninë

Ndërtimi i gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2” u bë çështje nderi për Gjermaninë, deklaroi shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

SHBA-ja, Rusia dhe Kina shkëmbyen akuza për pandeminë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së KB-së, Kina, SHBA-ja dhe Rusia ndërmjet vete shkëmbyen akuza se e kanë politizuar pandeminë e...

Pahor pritet në vilën “Vodno” me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake

Presidenti slloven Borut Pahor, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, paradite në vilën “Vodno” u takua me presidentin...

Sulmohen 5 policë në Veles, njëri me lëndime të rënda në kokë

Pesë policë të cilët mbrëmë u sulmuan nga dru-vjedhësit në zonën e fshatit Stepanci, u sollën në spitalin e Përgjithshëm në Veles.

Kim: Më vjen shumë keq për incidentin

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un deklaroi se i vjen shumë keq për incidentin në të cilin ushtria e Koresë së...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -